Protesta e punonjësve të HEC-eve, reagon METE

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka reaguar në lidhje me protestën e punonjësve të hidrocentraleve të Ulzës, Shkopetit dhe Bristrica 1 e Bistrica 2, si dhe të pronarëve të tokave.
Sipas Ministrisë, bazuar në ligjin përkatës protestuesit nuk kanë të drejtë të kthehen në aksionerë gjatë privatizimit, por garanton se nga të ardhurat e këtij procesi do të kompensohen ish-pronarët.
Ndërsa në lidhje me punonjësit, ministra garanton se ata do të vijojnë të jenë të punësuar edhe në rast të ristrukturimit të shoqërive pas privatizimit.
Për sa i përket pronarëve që kanë kompensuar në kohën e komunizmit, në njoftimin e Ministrisë thuhet se ata nuk mund të trajtohen si pjesë e privatizimit, pasi nuk kanë titull pronësie.
Ndryshe qëndron çështja me punonjësit që janë njëherësh dhe pronarë, për të cilët parashikohet kompensim përmes shpronësimit me çmim tregu.
Ballkanweb.com
Add new comment