Spanjë, protestuesit përleshen me policinë

Protesta ndaj qeverisë për reformat e tregut punës, ka përfunduar me përleshje mes protestuesve dhe policisë në Spanjë.
Disa nga marshuesit në Barcelonë thyen xhamat dhe përmbysën kazanet e mbeturinave. Ndërsa policia u pergjigj me gaz lotsjelles.
Protesta ka pasur edhe në kryeqytetin Madrid, dhe në qytete te tjera.
Transporti ajror dhe ai tokësor reduktuan udhëtimet madje disa i anuluan plotësisht ato.
Qeveria e përbërë nga Qëndra e Djathtë e kryeministrit Mariano Rajoy, do të shpalosë disa masa të premten me synimin e shpëtimit të dhjetëra miliardave euro, duke u lehtësuar punën bizneseve mbi shkurtimin e punonjësve.
Qeveria shpreson se ndryshimet do të reduktojnë papunësinë, e cila është aktualisht më e larta në BE në nivelin 23 për qind.
Gati gjysma e spanjollëve nën 25 vjec, janë të pa punë.
top-channel.tv
Add new comment