Shpella e Trenit në Devoll, e lënë në harresë

Postuar në 31 Mars, 2012 11:30

Shpella e Trenit në Devoll, një vlerë e trashëgimisë historike në rajonin juglindor duket e lene ne harrese nga vizitoret dhe turistet por edhe nga shteti. 

Shpella është e hapur dhe pa roje gje e cila lejon hyrjen e lire, ndersa mungon sinjalistika orientuese. Mungesa e nje guide turistike, pjese e te ciles te jene te gjitha sitet arkeologjike apo monumentet e kultures se qarkut te Korces ka bere qe nje pjese e mire e tyre te lihet ne harrese nga vizitoret. 

Shpella e Trenit, perfaqesuese e artit shkembor ne territorin shqiptar eshte nje prej elementeve qe bart ne vetvete nje mase te madhe vlerash arkeologjike, por ngjan thuajse e lene ne meshire te fatit. Shpella, e cila eshte nje deshmi e popullsise autoktone sipas specialisteve do te ishte nje atraksion turistik per turistet vendas dhe te huaj.

Shpella e Trenit ndodhet në pjesën perëndimore të liqenit të Prespës së Vogël dhe daton nga viti 6000 p.e.s. Shpella është studiuar për vlerat e saj historike dhe natyrore. Ajo daton nga periudha e neolitit te vone e deri ne mesjete. Ne shpellen e Trenit eshte gjetur nje larmi objektesh si piktura por edhe punimet qeramike te cilat jane nje vlere dhe deshmi e vertete e banimit te hershem te saj. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.