Largohet presidenti hungarez, kopjoi temën e doktoraturës

Postuar në 02 Prill, 2012 09:30

Presidenti i Hungarisë, Pal Schmitt jep dorëheqjen, pasi tema e tij e doktoraturës u deklarua e kopjuar. Schmitt, i zgjedhur në vitin 2010, e motivoi veprimin e tij duke thënë se 'një çështje personale po ndante kombit e tij të dashur në një kohë kur roli i tij duhet ta bashkonte atë'. 

"Është detyra ime të përfundoj shërbimin tim dhe të jap dorëheqjen nga mandati si president",-tha ai para Parlamentit.

Javën e kaluar, Universiteti Semmelëeis në Budapest i revokoi doktoraturën e tij të vitit 1992 për plagjiaturë. Akuzat për plagjiaturë kundër kryetarit të shtetit u shfaqen në fillim të vitit nga gazetarët online të të përjavshmes 'HVG'. Ata kishin gjetur burimet përkatëse prej nga ishte marrë teksti dhe bënë identifikimin e plagjiaturës nëpërmjet krahasimit të teksteve. Schmitt akuzohet të ketë kopjuar 197 nga 215 faqet e punimit të tij shkencor për të marrë titullin doktor mbi historinë e lëvizjeve olimpike. 

Si bazë ka marrë një version frëngjisht të një monografie të shkencëtarit bullgar të sportit, Nikolaj Georgijeë dhe një studim të sociologut gjerman, Klaus Heinemann. Analistët thonë se në dorëheqjen e presidentit, i cili më herët kishte refuzuar dorëheqjen dhe kishte përjashtuar lidhjen mes aferës së doktoraturës dhe postit të tij, ka luajtur rol edhe mungesa e mbështetjes nga kryeministri Viktor Orban.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.