Nënkryetari i PLL: Po ta kisha djalin gay do t'i fusja plumbin ballit!

Postuar në 03 Prill, 2012 04:24

Nënkryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Murat Basha deklaroi mbrëmë se nëse do ta kishte djalin e tij gay, do ta vriste.

"Homoseksualizmi është sëmundje. Unë po ta kisha djalin gay do t'i fusja plumbin ballit", deklaroi Basha gjatë një interviste televizive.

Deklarata e Bashës pason atë të kryetarit të PLL-së, Ekrem Spahiu pak ditë më parë i cili deklaroi për "Gazetën Shqiptare" se gay-t meritojnë një hu për faktin se do organizojnë një Gay Parade në Tiranë.

Opinioni publik është përçarë për këtë çështje. Komunitetet fetare janë shprehur publikisht kundër paradës gay në Shqipëri.

Deklarata e zv/ministrit të Mbrojtjes, Spahiu ka zgjuar reagime të ashpra edhe nga komuniteti ndërkombëtar dhe kryeministri Berisha. Sipas kryeministrit Berisha, Shqipëria është një vend i lirë dhe nuk pengon asnjë manifestim, i çdo lloji qoftë ai.

"Shqipëria është vend i lirë, nuk mund të mendojë kush se ne do kufizojmë manifestimet, demonstratat, ky është kusht i lirisë. Ne kemi miratuar një ligj dhe ai ka qënë i domosdoshëm. Është e vërtetë që pakicat në plane të ndryshme kanë nevojë për një mbrojtje ligjore", tha kryeministri.

Sipas Berishës, deklarata e Spahisë nuk është aspak mbretërore. Ai tha se asnjë parti shqiptare nuk ka platformë të sajën dajakun. "Aspak përgjigje mbretërore, reagimi i Ekrem Spahias. Se dhe vetë janë parti e tolerancës dhe e kanë faktuar këtë. Ka qënë një teprim ajo e tija, nuk mund të bëhet fjalë që njerëzit të mos shprehim vetveten. Orientimi i ndryshëm seksual është i lashtë sa vetë lashtësia, ekziston për hir të së vërtetës pavarësisht bindjeve fetare. Tirana është qyteti i tolerancës, vendi është vend i lirive të garantuara, ky është qëllimi ynë. Asnjë parti nuk ka dajakun si platoformë", komentoi Berisha.

Ballkanweb.com

Comments

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Apostafat merren ne interviste njerez si Murat Basha nga PLL  apo njerez te fese qe te flasin budallalleqe te cilat pastaj nenvizohen ne media per te diskretituar opinionin i cili eshte kunder promovimit kriminal te homoseksualizmit.

Na paraqesin ne ekran pjesen me konservatore e shpesh me idiote te shoqerise per te vene ne pozita qesharake te gjithe njerezit me qytetari te vertete qe jane kunder demonstrimeve te ekzagjeruara gay. Anatema qe na hidhet eshte: juve qe nuk doni homot, jeni ne thelb mizore dhe te dhunshem si ky Basha !!

Ketyre levizjeve gay ne asnje menyre nuk i duhet pergjigjur me gjuhen e dhunes, por nuk konsideroj aspak gabim t'u flitet nga pozitat e forces ne te gjitha pikepamjet !

Submitted by mandi tirane (not verified) on

Po ckane me gayt more

Po dhe ato njerez jane

Ne europe ato qe shajne hmoseksualet jane njerezit me te ulet e me te remdomte te shoqerise moderne

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.