Lagarde: Rimëkëmbja e ekonomisë, ende e dobët

Postuar në 04 Prill, 2012 03:39

Ekonomia botërore po mundohet të dalë nga kriza e rëndë e borxheve, por rimëkëmbja mbetet e dobët, sidomos në Evropë. Kryetarja e FMN-së, Christine Lagarde sugjeroi se ulja e shpejtë e shpenzimeve buxhetore në vendet e zhvilluara siç është SHBA dhe ekonomitë e mëdha në Evropë, në vend që të përmirësojë situatën, mund ta përkeqësojë edhe më tepër atë.

Sipas saj, politikëbërësit në të dyja anët e Atlantikut duhet të kenë mundësinë 'të marrin frymë para se ta përfundojnë këtë detyrë'. Ajo shtoi se rimëkëmbja e ekonomisë do të jetë shumë e dobët. "Sistemi financiar në Evropë është ende nën presion të madh.  Borxhi është shumë i madh, qoftë ai publik, qoftë ai privat. Papunësia shënon rritje çdo muaj. Rritja e çmimit të naftës ka aftësinë të shkaktojë shumë dëme",-tha ajo.

Komentet e saj u bënë pasi liderët e vendeve të Eurozonës vendosën të rrisnin fondin e shpëtimit nga 500 në 800 miliardë euro.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.