Shehri 20 vjet pa ujë, banorët i drejtohen kalasë

Postuar në 04 Prill, 2012 03:41

Lagjia Shehër që është më e vjetra e qytetit të Lezhës vuan prej 20 vjetësh mungesën e ujit të pijshëm. Nëpër cesmat e shtëpive nuk ka asnjë minutë ujë dhe e vetmja zgjidhje për banorët është një cezmë në afërsi të kalasë e cila shteron në verë. Kryetari i bashkisë gjatë takimeve elektorale premtoi zgjidhjen e këtij problemi jetik për banorët e lagjes Shehër.

"Është një problem që do të zgjidhet në kuadër të atij objektivi madhor që kemi tashmë zgjerimi i kapacitetit të depove. Kjo falë atij bashkëpunimi që ne tashmë kemi filluar dhe është në përfundim e sipër tratavia me qeverinë zvicerane për akordimin e fondit prej 10 mln eurosh dhe marrjes së kredisë nga banka gjermane për tre milion. Një fond 13 milionë eurosh mëse i mjaftueshëm për të bërë edhe ujësjellësin e lagjes Shehër, po dhe për të përmirësuar më tej infrastrukturën e Lezhës", është shprehur në korrik të 2011 Viktor Tushaj, kryetar i Bashkisë Lezhë.

Pjesëtarët e 100 familjeve të kësaj lagje transportojne ujin me karroca dore dhe me kafshë në pritje të ndërtimit të linjës që do të rikthente ujin pas 20 vjetësh. Kjo është e vetmja lagje në qytetin e lezhës që ka mbetur jashtë rrjetit të ri të ujësjellësit i cili furnizon 24 orë me ujë të pijshëm edhe zonat përreth qytetit.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.