Korea e Veriut sfidon ndërkombëtarët, këtë javë lëshon raketën e saj

Postuar në 09 Prill, 2012 09:29

Korea e Veriut duket e palëkundur për të provuar raketën e saj me rreze të gjatë veprimi pavarësisht paralajmërimeve të ndërkombëtarëve. 

Penjani deklaroi se raketa do të lëshohet këtë javë, por në bordin e saj do të vendoset vetëm një satelit për parashimin e motit, ndërkohë që Korea e Jugut dhe Shtetet e bashkuara te Amerikes deklarojnë se lëshimi i raketës është një test për raketat balistike, aktivitet ky i ndaluar nga sanksionet e OKB-së. 

Muajin e kaluar ministri japonez i Mbrojtjes Naoko Tanaka dha urdhër që në se raketat koreanoveriore fluturojnë mbi qiellin e Japonisë, ushtria të qëllojë dhe t’i rrëzojë ato. Kjo rakete pritet të lëshohet për të shënuar 100 vjetorin e lindjes së udhëheqësit Kim Il Sung, themeluesit të shtetit komunist. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.