Një muaj nga hapja e sezonit turistik, plehrat pushtojnë plazhet e Durrësit

Postuar në 10 Prill, 2012 05:03

Plazhet e Durrësit dhe të Currilave pushtohen nga pirgje me plehëra. Per shkak te rreshjeve te shumta të ditëve të fundit, prurjet e lumenjve  kane depozituar ne det sasira te medha mbetjesh urbane, te cilat jane perhapur ne nje gjatesi te madhe te bregdetit. Drejtori i ndërmarrjes komunale të plazhit ka bërë të ditur se janë pastruar rreth 200 ton mbetje kryesisht plastike.

Edhe plazhi i Currilave ne perendim te qytetit te Durresit ka pasur te njejtin problem.Mbetje plastike, kryesisht bidone si dhe sasira te medha leshteriku dhe pemesh, kane pushtuar kete plazh. Duhet edhe nje muaj qe ne Durres te hapet zyrtarisht sezoni turistik dhe ndotja nga mbetjet urbane mbetet nje problem shqetësues per autoritetet vendore.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.