"Romnesia dhe Obamaterapia", republikanët: Retorikë meskine

Para debatit të fundit mes kandidatëve presidencialë, Barack Obama është kthyer në Virxhinia për herë të gjashtëmbëdhjetë. Këtu në një ndër shtetet të cilësuara si kyçe për kampin demokrat, presidenti theksoi arritjet e të drejtat e grave si dhe sulmoi rivalin republikan Mitt Romney, që sipas tij ka ndryshuar qëndrimet e tij për gjithçka, taksat, ekonominë e shëndetin.
"Ndryshon mendjen gjatë gjithë kohës, u shpreh Obama, e ndërmjet hapave para dhe pas si duhet ta quajmë këtë gjendje të tij? Mund ta quajmë Romnesia"- tha presidenti ndërsa shtoi gjithashtu se "Obamaterapia", kujdeset dhe për situata të fundit.
Një shaka kjo që është vlerësuar tejet ga elektorati i Obamës, por jo aq nga rivali republikan i cili theksoi se tashmë presidenti është ulur në nivelin e lëshimit të deklaratave meskine e lojra fjalësh boshe.
"Ky është një vend i madh me sfida të mëdha e mundësi po kaq të mëdha ndërsa ata vazhdojnë e flasin për gjëra gjithnjë e më të vogla", deklaroi Mitt Romney që shkoi për të bërë fushatë në Daytona Beach, Florida. Ashtu si Obama, kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale amerikane fokusohet në të ashtuquajturat shtete të lëkundura, domethënë në ato shtete ku republikanë dhe demokratë ndodhen në ekuilibër. "Nuk ka asnjë plan për të ardhmen, nuk ka program për Amerikën, nuk ka program për një mandat të dytë", akuzoi Romney presidentin amerikan.
Më pak se 3 javë para votimit më 6 nëntor në SHBA ka shpërthyer lufta e sondazheve ku pas dinamikave të fundit të dy kandidatët shpalosen me një rezultat tejet të ngushtë.
Albanian Screen
Comments
Obama nuk ka nivel fare ne
<p>Obama nuk ka nivel fare ne debate, megjithse e drejta eshte ne anen e tij,por ai nuk di ta mbroje</p><p>_-Ndersa Romney eshte orator dhe bindes kur flet, por eshte nje ekstremist i djathte , dhe ne cdo gje qe thote ai genjen</p><p>Por ne politken e jashteme Romney do jete me i mire se Obama , ndersa ne Ekonomi , keta thone qe edhe ketu Romney eshte me mire se ka nje plan te detajaur, porse Romney eshte tipi i mashtruesit dhe nuk besohet --Ai ca thote sot nuk e thote neser</p><p> </p>
Add new comment