Bullgari, referendum për ndërtimin e një centrali bërthamor

Parlamenti bullgar vendosi sot organizimin në një afat kohor prej tre muajsh të një referendumi mbi ndërtimin e një centrali të ri bërthamor, ndërkohë që data e saktë e këtij referendumi do të njoftohet nga presidenti Rossen Plevneliev para fundit të muajit nëntor.
Bullgarët do t'i përgjigjen pyetjes: "A jeni dakord që Bullgaria të zhvillojë energjinë bërthamore duke ndërtuar një central të ri bërthamor?". Nga 119 parlamentarë që morën pjesë në votim, nga 240 deputetë në total, 113 votuan pro kësaj çështjeje ndërsa gjashtë votuan kundër.
Presidenti Plevneliev do të njoftojë në një afat kohor prej një muaji datën e saktë e këtij referendumi popullor, që do të zhvillohet para fundit të muajit janar.
Ky referendum i parë në historinë post-komuniste bullgare është përfundimi i debatit mbi ndërtimin apo jo të një centrali të dytë bërthamor në Bullgari, në Belene.
Gjashtë muaj nga zgjedhjet legjislative, votimi do të shërbejë si test për partinë e qendrës së djathtë GERB të kryeministrit, Bojko Borisov dhe opozitën socialiste.
Ballkanweb.com
Add new comment