Çmimi Sakharov për dy iranianë

Postuar në 26 Tetor, 2012 10:22

 

Nasrin Sotoudeh dhe Jafar Panahi nga Irani janë fituesit e këtij viti të çmimit Sakharov për Liri të Mendimit. Ata janë iranianët e parë që fitojnë këtë çmim të akorduar nga Parlamenti Evropian.

Avokatja Nasrin Sotoudeh përfaqëson aktivistët opozitarë iranianë dhe të burgosurit që përballen me dënimin me vdekje. Vitin e kaluar, ajo u akuzua për shkelje të ligjeve kombëtare iraniane të sigurisë dhe u dënua me 11 vjet burg.
 Nga ana tjetër, regjisori Jafar Panahi u dënua me gjashtë vjet burg në vitin 2010 dhe njëkohësisht iu ndalua prodhimi i filmave për 20 vitet e ardhshëm, bazuar në akuza të ngjashme.
 Çmimi Sakharov nderon njerëzit apo organizatat që angazhohen në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirisë së mendimit. Gjithashtu çmimi përfshin një shpërblim prej 50 mijë eurosh. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.