Festa e Greqisë, PDIU, AK dhe VV tentojnë bllokimin e autobusëve

Aktivistë të PDIU-së, Aleancës Kuq e Zi dhe lëvizjes Vetëvendosja kanë nisur mëngjesin e sotëm protestat kundër festimeve të shtetit helen në Shqipëri. Në shtetin helen sot shënohet 72 vjetori i fillimit të luftës italo-greke, ditë e cila në Greqi është festë kombëtare dhe nderon të rënët e luftës.
Mëngjesin e sotëm teksa pritej mbërritja e autobusëve grek në tokën shqiptare, për të festuar në memorialin e ushtarëve të rënë, PDIU, AK dhe VV janë tubuar në urën e Dragotit në Këlcyrë në shenjë proteste, por kanë hasur në rezisstencën e policisë.
Në një prononcim për 'NEWS 24', përfaqësuesi i PDIU-së Ardit Bido deklaroi se nuk pranojnë që në tokën shqiptare të festohet nga shteti helen ushtria e së cilës erdhi si pushtuese në vendin tonë.
Dje
Grekët zhvilluan dje sërish homazhe në varrezat e vjetra të Boboshticës. Pas skandalit të betonizimit të varrezave 200-vjeçare në fshatin Boboshticë të Korçës, edhe këtë vit është zhvilluar sërish ceremonia e homazheve në të cilën nderohen edhe dy ushtarë të rënë grekë.
Konsullata greke në Korçë, me diplomatin grek Janis Pedhjosis, përfaqësues të shoqatës “Omonia”, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, deputetë të Partisë “Demokracia e re” në Greqi dhe qindra qytetarë grekë, të cilët kishin ardhur enkas nga Selaniku dhe Athina me autobusë për të kryer homazhe në memorialin e ngritur në varrezat e vjetra të fshatit Boboshticë. Surprizë e ceremonisë fetare të organizuar në Boboshticë ka qënë edhe shfaqja në publik e ish-kreut të “Omonia”-s Naum Disho.
Ballkanweb.com
Add new comment