Alarm për diabetin, 50 mijë vetë pa dijeni për sëmundjen

Shqipëria shënon shifra alarmante të personave që vuajnë nga diabeti, por edhe të atyre që nuk trajtohen rregullisht për këtë diagnozë, pasi nuk e dinë ende se vuajnë nga kjo sëmundje. Mjekët thonë se në popullatën shqiptare, numri i personave që shfaqin shenja të diabetit, por që nuk marrin mjekimin e duhur shkon në 50 mijë. Sipas shefit të pavionit të Endokrinologjisë në QSUT, Agron Ylli numri i rasteve në rritje është shumë shqetësues, ndërkohë që ai u bën thirrje qytetarëve që të depistohen që në shenjat e para, për të parandaluar avancimin e sëmundjes.
"Popullata diabetike në Shqipëri zë rreth 5 për qind, nga të cilët 50 mijë njerëz nuk e dinë që kanë diabet. Kjo shifër është shumë alarmante. Duhet të zbulohet sa më herët në mënyrë që të mos kemi ndërlikime në fazat e dyta",-thotë Ylli.
Sëmundja e diabetit shkakton sipas mjekëve edhe probleme të tjera shumë të rënda tek organet e ndryshme të njeriut, si tek sytë, zemra apo veshkat.
"Sot dihet që në tre diabetikë, dy vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare. 20 për qind kanë probleme, dëmtime në veshka, 35 për qind janë dëmtimet në sy",-thekson ai.
Pak ditë më parë, një studim i kryer në Tiranë, tek mjekët e familjes tregoi se në qendrat shëndetësore mungojnë specialistët e mirëfilltë për të zbuluar diabetin tek pacientët e për ta mbajtuar atë nën kontroll. Sipas njërit prej autorëve të studimit , doctor remzi kërrnajës rerth 50% e mjekëve , nga 200 që u morën në pyetje , nuk kryenin tek pacientët me diabet as kontrrollin e syve e të këmbëve apo bërjen e analziës së lipidogramës.
Albanian Screen
Add new comment