Divorcohet e motra, vëllezrit atentat familjes së krushqisë së prishur

Një sherr për një krushqi të prishur ka përfunduar në përplasje të armatosur mbrëmjen e djeshem në Babrru. Tre vëllezërit Kurnekaj janë bërë objektiv i një atentati me armë zjarri, nga dy vëllezër të fisit Murataj në Babrru. Policia bën me dije se nga të shtënat ka mbetur i plagosur Bledar Kurnekaj, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në spital. Tre vëllezërit Kurnekaj, ndodheshin në një lokal mbrëmjen e djeshme, në zonën e njohur si Kodra e kuqe në Babrru, kur janë konfliktuar me dy vëllezërit Murataj, me të cilët vite më parë ishin të lidhur në krushqi. Albert Murati ka qenë i pari, i cili ka qëlluar me armë zjarri të dyshuar automatik, ndaj tre vëllezërve, duke lënë të plagosur vetëm njërin prej tyre. Shkak për konfliktin mes dy familjeve ka qenë divorci i motrës, se vëllezërve Muaratj, e cila ka qenë e martuar me Luan Kurnekajn. Policia ka arrestuar Fatmir Muratin, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij, Alberti. Albert Murataj ka qenë i dënuar me parë, pasi edhe më herët ka qëlluar me armë zjarri ndaj banesës, ku më parë jetonte motra e tyre, po ka përfituar nga amnistia për festat e fundvitit.
Mapo
Add new comment