Argita reagon sërish ndaj akuzave të PS-së: Rama, në panik nga zbulimi i korrupsionit të tij. Nxirr thesin me 100 milionë që fsheh

Vajza e kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka reaguar sot në lidhje me deklaratat e Partisë Socialiste për pasurinë e saj.
Në një deklaratë për mediat, vajza e kryeministrit thekson se kreu i PS-së është në panik nga zbulimi i korrupsionit të tij, të familjarëve dhe të bashkëpunëtorëve të tij dhe prandaj nën moton “shpif, shpif se dicka mbetet”, vazhdon me sulmet e ulta politike dhe pa asnjë fakt në lidhje me të ardhurat e saj.
“Ne u kemi faktuar institucioneve shteterore dhe Shqiptareve se te ardhurat tona jane te qarta, nga burime te pastra, te ligjshme dhe te njohura, te perfshira ne menyre te plote ne deklarimin prane organeve tatimore dhe ILDKP, te cilat jane dokumente publike, qe mund te disponohen nga kushdo. Keto te ardhura jane krijuar nga aktiviteti profesional, mesimdhenie, kerkim shkencor, botime librash profesionale, pjesmarrje ne konferenca kombetare e nderkombetare, qera nga apartamente ne pronesine tone dhe trashegimi familjare; te gjitha keto te perfshira dhe te vertetuara me firmat tona dhe punedhenesve tane, me derdhjet bankare dhe me kontratat perkatese te deklaruara ne organet tatimore dhe ILDKP; dhe e kemi bere kete vite me pare se ligji te kekonte nje gje te tille. Keto institucione kane bere kontrollet e tyre dhe kane dale me njoftim zyrtar duke i konsideruar ato transparente dhe konform ligjit” thekson Argita Malltezi.
Gjithashtu vajza e kryeministrit Berisha i ka bërë thirrje kreut të opozitës të bëjë publike jo vetëm të ardhurat e tij personale por edhe të bashkëshortes Linda Basha.
“Një javë më parë ne ju bëmë thirrje dhe përseri ju ftojmë Z. Rama që për 13 vite ministër dhe kryetar bashkie, i deklaruar si i pastrehë dhe me pasuri 3 mijë euro, të bësh publike dhe me të njëjtin standart transparence të ardhurat e tua si dhe të ndriçosh ndër të tjera, një nga pasuritë e bashkëshortes tënde Linda Basha, e cila ka deklaruar që është përfituese e një huaje pa interes, pra dhuratë, prej jo më pak se 100 milion lekësh nga një person anonim. Shtojmë këtu se kjo shumë nuk është deklaruar si e derdhur me bankë, por është marrë nga Linda Basha me para të thata në dorë. Ju bëjmë me dije se në doktrinën e larjes së parave, huaja pa interes, dhe e theksojme, nga persona anonime, konsiderohet tejet e dyshimte për pastrim parash” thekson më tej Argita Malltezi.
Në fund të deklaratës së saj, vajza e kryeministrit i bën apel kryesocialistit Rama që t`ju tregoj shqiptarëve se kush është personi që i ka dhënë bashkëshortes së tij 100 000 milion lekë.
“Z.Rama tregoju Shqiptarëve se si mund të merret një hua prej 100,000 milion lekësh pa interes? A mos është kjo një dhuratë? Kush është bujari anonim që ka paguar 100 ml dhe për çfarë i ka paguar? Dhe së fundi, në sa thase i mbani ju dhe gruaja juaj 100 milion lekë z.Rama, nëse nuk i keni në banke” përfundon deklaratën e saj Argita Malltezi.
Tema
Add new comment