Eksperti i prokurorisë: Plumbi që vrau Ziver Veizin nuk ishte rikoshet

Në seancën e radhës në Gjykatën e Tiranës në lidhje me çështjen e 21 janarit, ka dëshmuar eksperti i thirrur nga prokuroria, Dritan Zoto.
Gjykata ka dëgjuar përfundimet e ekspertizës së tij në lidhje me vrasjen e Ziver Veizit.
Zoto tha se plumbi që i ka shkaktuar vdekjen atij nuk mund të ishte rikoshet. Sipas tij, plumbi nuk merr me vete mbetje të drurit.
Përfundimi i tij është në kundërshtim me qëndrimet që kanë mbajtur ekspertët e thirrur nga pala mbrojtëse, të cilët deklarojnë se plumbi ka qenë rikoshet për shkak se ka mbetje të drurit.
Tani pritet që gjykata të mbajë një qëndrim se cilën ekspertizë do të pranojë. Nga ajo varet edhe fati i gardistit Agim Llupos, i akuzuar për vrasjen e protestuesit Ziver Veizi.
TEMA
Add new comment