Manjani: Oferta e Ramës në Tëitter për koalicion nuk është serioze

Postuar në 07 Janar, 2013 11:31

Si jo serioze e ka cilësuar  Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani ftesën e Ramës për një koalicion të mundshëm mes PS dhe LSI  në zgjedhjet e 23 qershorit.  “LSI nuk ka ende një qëndrim zyrtar për koalicionet, edhe pse mund të them që ne nuk kemi ndaluar koalicionin. Por oferta e bërë nga Rama nëpërmjet Tëitterit nuk ishte serioze”, ka komentuar Manjani.  Sipas tij në politikë nuk ka armiq dhe koalicioni duhet ngritur mbi bazë vlerash . “Ne nuk jemi ushqim për PD dhe PS. Koalicioni në vitin 2009 me PD ishte i sforcuar, por solli stabilitet politik”, deklaroi Manjani.

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.