Femrat shqiptare, më konservatore se meshkujt

Postuar në 09 Janar, 2013 02:36

 

  • Pabarazia mes femrave dhe meshkujve vihet re sidomos në politikë dhe në drejtomin e institucioneve. Nuk ndjek një model në karrierën time politike. Reflektimi mbi realitetin, kriter në prezantimin publik. 

 

Pabarazia mes femrave dhe meshkujve në Shqipëri vihet re sidomos në politikë. Drejtuesja e re e Lëvizjes së Gruas për Integrim, zv.ministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale, Klajda Gjosha, përcjell në një intervistë për gazetën “Shekulli” mendimet e saj për raportin vendimmarrës në Shqipëri prej nga ku mund të nxirren disa përfundime edhe për sfidat e së ardhmes. Eliminim i mentalitetit maskilist, pavarësi financiare dhe shkollim, këto janë sipas saj disa masa që duhen marrë për të zbutur diferencat e sotme. 

Znj. Gjosha jeni një nga prezantimet më të reja publike të LSIsë në skenën politike. Cila është karriera juaj profesionale dhe si erdhët deri në detyrat politike dhe partiake që mbani aktualisht? 

Në fakt prezantimi im në skenën politike nuk është aspak një rastësi pasi unë jam angazhuar në LSI që nga viti 2008. Kam jetuar në Britaninë e Madhe për rreth 7 vjet ku kam kryer shkollën e mesme, studimet Universitare për Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe më pas jam diplomuar me titullin Master për Studime Europiane. Me pak fjalë karriera ime politike ka nisur që në Universitet, ku unë me shumë pasion vendosa të studioja degë të cilat kanë lidhje të drejtpërdrejtë me politikën. Pasi u ktheva ne Shqipëri kam punuar gjatë në administratën shtetërore, duke fituar kështu një eksperiencë te mirë në disa fusha siç janë turizmi, punësimi dhe problemet sociale. Përsa i përket angazhimit partiak sic e përmenda edhe me parë, unë jam pjesë e LSI-së që nga viti 2008 dhe detyrat politike kanë ardhur gradualisht, pas një angazhimi tepër aktiv gjatë këtyre viteve. Njohja e mirë që unë kisha krijuar me strukturat politike të LSI-së, marrëdhëniet e mira me kolegët, përkushtimi im dhe patjetër mbështetja e madhe nga lideri z. Meta janë faktorë te rëndësishëm të zgjedhjes time në krye të Forumit te Gruas dhe më pas si Nënkryetare e LSI. 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.