Ngjela: Ka një frymë të madhe antiqeveri. Ne nuk jemi në krizë, por në mizerje

Postuar në 12 Janar, 2013 13:06

Spartak Ngjela, duke folur në një intervistë për News 24, ka thënë se aktualisht ka një frymë të madhe antiqeveri, e cila e bën të sigurtë fitoren e zgjedhjeve të 2013. Kjo frymë kundër qeverisë, sipas Ngjelës, vjen si pasojë e situatës së rëndë të vendit. Ai thotë se Shqipëria nuk është në krizë, pasi në krizë kanë hyrë vendet e zhvilluara. Sipas tij, Shqipëria është thjesht në mizerje.

“Ka një krizë të thellë në gjithë vendin, dhe besoj se pavarësisht se Berisha po tregohet agresiv, ka një frymë të madhe antiqeveri, ç’ka e bën të sigurt fitoren e zgjedhjeve . Ata që thonë se Shqipëria është në krizë ja fusin kot, sepse nuk jemi vend i pasur që kemi kaluar në varfëri, por jemi një vend me varfëri të skajshme që kemi kaluar në mizerje”, tha Ngjela.

Duke u ndalur tek zgjedhjet e ardhshme, ai ka thënë se Ilir Meta duhet të shkëputet nga Berisha dhe ta rrëzojë këtë të fundit, pasi nuk ka rrugë tjetër.

“Meta nuk ka rrugë tjetër, e vetmja rrugë të rrëzojë këtë qeveri. Jo për kapriço, por këtë domosdoshmëri e solli historia. Kjo për shkak të krizës së rëndë që ka përfshirë vendin, përballë humbjes së integrimit për faj të Berishës. Pra duhet të vijë shkëputja e tij. Nëse s’e bën këtë shkëputje, do të jetë tepër vonë në të ardhmen. Sepse këtë anomali që sjell kodi zgjedhor, këtë krizë të rëndë e zgjidh vetëm Meta duke u larguar nga koalicioni”, thekson Ngjela.

Ndërsa duke folur për një koalicion të mundshëm mes PS-së dhe partisë së Bamir Topit, ai ka thënë se kjo gjë do të ishte e rrezikshme.

“Bamir Topi nëse kalon majtas krijon rrezikshmëri edhe për PS, dhe për PD, sepse nëse opozita s’do ndërmarrë iniciativa, atëherë ato do i ndërmarrë Topi çfarë do e kthejë në kingmaker, gjë që nuk e do as PS dhe as PD. Aktualisht opozita nuk e ka iniciativën, por besoj do e marrë së shpejti. Opozita duhet t’i tregojë vendit se si do qeverisë vendin, tani ka ardhur koha që të fillojë kjo fushatë, të takohen grupet e interesit, të përfundojnë betejat e vogla dhe të dilet në beteja të mëdha”, tha Ngjela.

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.