Thellohet skandali i KQZ-së për ndarjen e mandateve, kërkon nga Topalli që të marrë vendim

Postuar në 12 Janar, 2013 13:08

Thellohet ngërçi në shpërndarjen e mandateve të deputetëve për çdo qark. Top Channel disponon një kërkesë të Sekretares së Përgjithshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Aljona Mansaku që pasditen e të premtes i ka dërguar Parlamentit, duke i kërkuar këtij institucioni të bëjë ai ndarjen e numrit të deputetëve për qark.

Akti që pritet të sjellë reagime të forta politike, edhe formalisht ka kapërcim të ligjit, pasi Kodi Zgjedhor në asnjë nen të tij nuk i jep kompetencë sekretares së KQZ për t’iu drejtuar një institucioni tjetër.

Ligji Zgjedhor në nenin 20 të tij, pika a) autorizon Kryetarin e KQZ si përfaqësues në marrëdhënien me institucionet e tjera, përmes shkresash që bëhen ligjore vetëm nëse kanë edhe firmën e nënkryetarit, thotë më tej ky nen në piken 3.

Në shkresë pasi thuhet se KQZ-ja nuk arriti të merrte këtë vendim që kërkon shumicë të cilësuar dhe në kushtet kur ka skaduar afati për ta ankimuar në Kolegj Zgjedhor, çështja i është adresuar Kuvendit.

“Nisur nga fakti se për zgjedhjet për Kuvendin 2013 KQZ nuk miratoi caktimin e numrit të ri të mandateve për çdo zonë zgjedhore, në përputhje me nenin 76 të Kodit Zgjedhor ju përcjellim këtë informacion mbi procedurat e ndjekura në zbatim të të këtij Kodi, me qëllim informimin e Kuvendit dhe përmbylljen prej tij të procedurave të parashikuara nga ky Kod në lidhje me këtë çështje”.

Por Kodi Zgjedhor përcakton se ndarja e mandateve është kompetencë e KQZ dhe parlamenti e miraton sipas llogaritjeve të bëra nga institucioni më i lartë zgjedhor dhe ka si afat fundor  deri në gjashtë muaj përpara shpërndarjes së parlamentit aktual, që përkon me fillimin e marsit të këtij viti.

Kërkesës i është bashkëlidhur edhe vendimi i KQZ për ndarjen e mandateve të 2009-ës.

“Bashkëlidhur po ju përcjellim vendimin e KQZ-së Nr. 2, datë 12.02.2009 “Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2009”.

PD ka kërkuar që të mbetet në fuqi vendimi i 2009-ës ndërsa opozita kërkon ndarje të re, por këtë ta bëjë Komisioni Qendror  i Zgjedhjeve dhe jo Parlamentit.

rikel�ap�k��përpunimit të mbeturinave dhe substancave të tjera nëpërmjet ngritjes së infrastrukturës për këtë qëllim.

 

Pas këtij “objekti” është një projekt konkret:

Ngritja e një impianti të tillë, incenerator, në hyrje të qytetit të Fierit, të prezantuar në qeverinë e Sali Berishës, ministrinë e Mjedisit, Bashkinë e Fierit dhe me mbështetje të plotë, siç thuhet në dokumente edhe nga këshilltarja për investimet e kryeministrit Berisha, Suzana Guxholli.

Impianti ka kapacitetin e një përbindëshi dhe do të furnizohet nga importi i plehrave në drejtim të tij, të Fierit.

Ndërtimi i impiantit është penguar nga rezistenca e këshilltarëve socialistë në Këshillin Bashkiak të Fierit dhe nga deputetët socialistë në atë Qark.

Manuel Augusto Blacker Miller të paktën deri në fund të vitit që shkoi ka qenë në Shqipëri në aktivitet të plotë për lobimin në favor të këtij projekti.

Këtë e provojnë dhe një sërë dokumentesh zyrtare që dëshmojnë edhe për transaksione tregtare me firmë të tij, që kanë ndryshuar shpesh edhe përqindjen e aksioneve në kompani.

 

TEMA

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.