Gjendet të vdekur dy të rinj në Mat dhe Kurbin

Postuar në 13 Janar, 2013 04:12

 

Një 22-vjeçar është gjetur mëngjesin e sotëm i pajetë në Mat, ndërsa një tjetër kufomë rreth 28 vjeç u gjet në Kurbin.

Sipas të dhënave të para, 22-vjeçari është gjetur pranë urës së Balës në Mat. Dyshohet se i riu, i identifikuar si Avdi Dulli ishte larguar nga shtëpia një ditë më parë. Shkaqet e vdekjes, ende janë të paqarta për policinë.

Ndërsa, viktima tjetër, një 28-vjeçar ende i paidentifikuar, u gjet nga kalimtarë të rastit në autostradën Laç-Mamurras, pranë fshatit Fushë-Gjormë. Policia po heton për zbardhjen  e plotë të shkaqeve që kanë çuar në vdekjen e të riut, si dhe për identifikimin e tij.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.