Përmendorja në Preshevë, kërkohet ndërmjetësimi i Tiranës e Brukselit

Postuar në 13 Janar, 2013 04:14

 

Deputetët shqiptarë të komunave Bujanovc, Preshevë dhe Medvegjë, pasditën e së shtunës  kanë miratuar Deklaratën kundër heqjes së simboleve kombëtare dhe pas diskutimeve edhe për mundësitë për tejkalimin e krizës, e cila është nxitur me ngritjen në qendër të Preshevës të  përmendores për pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës.

Në mbledhjen e përbashkët të mbajtur në Preshevë, ata kanë kërkuar nga Tirana që ta ndërkombëtarizojë problemin e Luginës së Preshevës, si dhe kanë ftuar qeveritë e Serbisë dhe të Kosovës që ta shqyrtojnë zgjidhjen e problemit të Luginës së Preshevës, sipas parimeve të reciprocitetit në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton.

Në rendin e ditës të mbledhjes, e cila ka zgjatur më shumë se tri orë, ka qenë vetëm një pikë – situata e sigurisë pas kërkesave të autoriteteve të Serbisë për heqjen nga qendra e Preshevës të përmendores për pjesëtarët e rënë të UÇPMB-së.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.