Kuvendi: Pasardhësit e firmëtarëve të Deklaratës së Pavarësisë firmosin kundër Ramës

Postuar në 14 Janar, 2013 08:22

 

Vazhdon historia e peticionit kundër kryetarit të opozitës, i organizuar nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Në total numri i atyre që kanë firmosur këtë peticion ka shkuar në 191 personalitete.

Kuvendi bëri me dije sot se kësaj liste i është shtuar edhe një numër firmëtarësh, që janë pasardhës të firmëtarëve të Deklaratës së Pavarësisë.

“U ndjemë të lënduar nga gjuha e urrejtjes që kryetari i PS përdori kundër nesh dhe intelektualëve shqiptarë. Një gjuhë e njëjtë me atë që përdorte Enver Hoxha kundër elitës shqiptare, të cilën e ekzekutoi pa gjyq, e burgosi, e internoi dhe e eliminoi. Të njëjtin fat pësuan edhe pjesa më e madhe e themeluesve të shtetit shqiptar, firmëtarë të Deklaratës së Pavarësisë. Ne sot jemi të lirë dhe, si 94 % e shqiptarëve, kemi zgjedhur rrugën tonë drejt familjes europiane! Zoti Rama, bashkohu me ne! Bashkohu me shqiptarët!” thuhet në deklaratën e tyre.

 

LISTA E FIRMETAREVE

Arjana Vlora (mbesa e Ismail Qemalit)

Agetina Gazmaxhi (mbesa e Luigj Gurakuqit)

Lili Koprencka Kreshpani (mbesa e Xhelal Koprenckës)

Roland Toptani (familjar i Murat Toptanit)

Najada Petrela (pasardhëse e Mithat Frashërit)

Luftar Cakrani (pasardhës i Hajredin Cakranit)

Bledar Hoxha (pasardhës i Veli Harcit)

Qemal Karaosmani (pasardhës i Qemal Elbasanit)

Meleqe Bakalli (mbesa e Bedri Pejanit)

Skënder Kosturi (pasardhës i Lef Nosit)

Fatos Merlika (i biri i Mustafa Merlikës)

Halil Gjuka (pasardhës i Salih Gjukes)

Asije Resuli (e bija e Vehbi Agollit)

Safo Morina (vajza e Zihni Abaz Kanina)

Nebi Sefa (nip i Nebi Sefes)

Sofika Emanuel (familjar i Dhimitër Emanuel)

Fatmir Dibra (i biri i Ali Strugës)

Gajda Toptani (pasardhëse e Abdi Toptanit)

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.