'Shqipëria e Madhe', realitet në 2035-n

Shqipëria do të bashkohet me Kosovën dhe një pjesë të Maqedonisë, ndërkaq Bosnja e Hercegovinën do ta ndajnë Serbia e Kroacia. Kështu mendojnë ekspertët rus se do të duket Evropa në vitin 2035.
Ata kanë krijuar hartën e kontinentit të vjetër në bazë të dokumenteve të CIA-s dhe shërbimit sekret rus. Sipas tyre, Shqipëria do të bashkohet me Kosovën dhe me një pjesë të Maqedonisë do ta krijojnë Shqipërinë e Madhe.
Në 20 vitet e ardhshme Evropën e presin ndryshime të mëdha, konsiderojnë ekspertët rus të cilët në bazë të analizave të dokumenteve të shërbimeve sekrete dhe grupeve të ekspertëve kanë krijuar hartën e “Evropës së Re”.
Seria e ndryshimeve të mëdha territoriale do të fillojë në Britaninë e Madhe, ku Skocia do ta shpallë pavarësinë, e që do të shfrytëzohet për bashkimin e Irlandës, shkruan gazeta ruse “Ekspres”. Katalunasit dhe baskët do të pavarësohen nga Spanja, që do të ketë pasoja edhe në Francën fqinje. E në jug të këtij vendi parashihet krijimi i një shteti islamik, ndërsa rajoni Loren do t’i bashkohet Gjermanisë.
Edhe Belgjika do të shpërbëhet, e flamanët do t’i bashkohen Holandës. Ndërsa Italia do të ndahet në veriun e pasur dhe jugun e varfër.
Add new comment