PS, padi në Prokurori për shitjen e HEC-eve

Postuar në 14 Janar, 2013 13:16

 

Partia Socialiste i kërkoi Prokurorisë së Tiranës të hetojë vendimin e Qeverisë për privatizimin e katër hidrocentraleve Bistrica 1 dhe 2, Ulzës dhe Shkopetit. Dosja është dorëzuar pranë organit të akuzës së kryeqytetit nga deputeti Eduard Shalsi, i cili tha se privatimi i katër HEC-eve u shkakton qytetarëve shqiptarë një dëm prej 100 milionë eurosh.

“Për një megavat fuqi të instaluar, Lanabregasin Qeveria shqiptare që ia shiti Bashkisë së Tiranës, e vlerësoi me 3 milionë euro, pra 1 megavat fuqi të instaluar, 3 milionë euro. Ndërsa për katër HEC-et një megavat fuqi të instaluar e ka vlerësuar dhe e ka shitur me 1.4 milionë euro. Kjo është diferenca që ne kërkojmë që Prokuroria ta hetojë”, tha Shalsi pas daljes nga Prokuroria.
Qeveria shpalli zyrtarisht shoqërinë turke ‘Kurum’, si fituese në tenderin për shitjen e katër hidrocentraleve.
Në vendim Qeveria shtoi edhe një pikë, e cila detyron Ministrinë e Financave që para nënshkrimit të kontratës të shlyejë detyrimet që shteti ka ndaj ‘Kurum’ për rimbursimin e TVSH-së, pikë kjo që është imponuar nga vetë shoqëria gjatë negociatave në Ministrinë e Ekonomisë. Në tenderin e zhvilluar muajin e kaluar ‘Kurum’ ofroi 109.5 milionë euro për blerjen e 4 hidrocentraleve me një kapacitet të instaluar rreth 80 mega vat, të cilët prodhojnë mesatarisht 400-450 milionë kilovat/orë në vit.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.