Gjendja kritike e Skurajt, vonohet transporti drejt Italisë

Postuar në 15 Janar, 2013 04:19

 

TIRANË-Gjendja shëndetësore e shefit të krimeve është kritike. Për pasojë transporti i Skurajt pritet të kryhet më vonë nga ora që  ishte parashkruar. Pas një ore pritjeje, autoambulanca është larguar, ndërkohë që në Spitalin Ushtarak ka mbërritur në këto momente Hysni Burgaj, Drejtor i Policisë. Sipas informacioneve, transporti do te kryhet sot, pasi të stabilizohet gjendja e  pacientit.

Të martën  shefi i Krimeve të Burrelit, Musa Skura pritet që të niset për mjekim më të specializuar drejt spitalit “San Giovani” në Foggia të Italisë. Skura i është nënshtruar një operacioni që ka zgjatur  6 orë, për shkak të dëmtimit të 5 organeve dhe hemorragjisë së brendshme që ka pësuar. Kjo i ka sjellë humbjen e një sasie të madhe gjaku. Si rrjedhojë, është gjykuar e arsyeshme dërgimi i shefit të Krimeve drejt Italisë. Rreth orës 08:00, në aeroportin “Nënë Tereza” ka mbërritur avioni sanitar, i cili do të transportojë shefin e Krimeve të Burrelit, Musa Skura drejt Italisë. Ndërkohë, gjendja e Skurës është stabilizuar disi. Sipas mjekëve, sa më shumë kohë kalon nga operacioni, aq më shumë rritet mundësia që të stabilizohet gjendja e shefit të Krimeve të Burrelit. 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.