Berisha mbledh Komitetin kundër krimit të organizuar: Gjithçka për sigurinë e qytetarëve

Postuar në 15 Janar, 2013 06:45

 

TIRANË- Kreu i qeverisë në të parën mbledhje të këtij viti të Komitetit për masat kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe terrorizmin ka garantuar se kjo luftë mbetet objektivi më madhor dhe se duhet bërë gjithçka për sigurinë e jetës së qytetarëve.

“Komiteti ka për detyrë ndjekjen e zbatimit të strategjisë të luftës kundër krimit trafiqeve e terrorizmit, aktualisht hartimin dhe shqyrtimin e strategjisë së re si dhe një analizë të situatës aktuale. Për një shoqëri të lirë dhe për cdo vend, cështjet e sigurisë së qytetarëve, vendit janë më kryesoret, më kapitale. Në këtë kontekst, lufta kundër krimit të organizuar të të gjitha varianteve me epiqendër krimin ekonomik, trafiqet e terrorizmit është dhe mbetet në mënyrë më konstante objektivi më madhor i të gjitha agjencive të zbatimit të ligjit dhe agjencive të tjera që të garantojë jetëën  qytetarëve, rendin publik dhe atë kushtetues të vendit”- tha Berisha.

Sipas tij, përpjekjet dhe arritjet në këtë fushë kanë qenë dhe janë prezente, të qenësishme, por asgjë nuk ka më të rrezikshme sesa dobësimi dhe vetëkënaqësia në këtë luftë.

Berisha ka theksuar se krimi i organizuar dhe trafiqet janë një fenomen fatkeqësisht gjithnjë prezent dhe me shkallën më të lartë të bashkëpunimit ndërkombëtar.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.