FRESSH sot 21 vjeç, Veliaj: 23 qershori, pavarësi nga injoranca, papunësia, indiferenca shtetërore

Postuar në 15 Janar, 2013 12:44

 

TIRANE- Ne ditelindjen e 21-te te Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar (FRESSH),  Sekretari për Rininë në PS, Erjon Veliaj ka vleresuar kete force si shume te rendesishme per ndryshimin.

Gjate nje prononcimi per mediat, nderkohe qe merrej me pergatitjet per ceremonine festive qe mbahet sot, Veliaj ka vleresuar punen e bere me angazhimin e te rinjve.

Sipas tij, 23 qershori do te jete ne 1912 e te rinjve. “Pavaresi nga injoranca, papunësia, indiferenca shtetërore”- tha ai.

Ai theksoi me tej se eshte krijuar një PS e të rinjve në cdo cep të vendit. “Hyjme  të dyfishuar me forca në këtë fushatë, të rinjtë duhet të jenë një pjesë shumë e rëndësishme e fushatës për rilindje”- tha ai.

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.