Kallëzimet nga KLSH, Prokuroria fillon hetimet për 32 zyrtarë

Postuar në 17 Janar, 2013 13:07

 

32 zyrtarë janë vënë nën hetim nga Prokuroria pas kallëzimit penal nga KLSH. Në një deklaratë për mediat  Prokuroria njofton se ende nuk ka ngritur akuza, por po zhvillon hetime për 32 zyrtarë të niveleve të ndryshme, të kallëzuar penalisht nga KLSH për vepra penale që lidhen me ushtrimin e funksioneve publike. Ndërkohë, nuk ka filluar hetimi, por është në proces verifikimi kallëzimi penal i referuar nga KLSH për 4 zyrtarë të tjerë.
Rastet për hetim

1. Prokuroria e Matit ka regjistruar dhe ka filluar hetimin mbi 5 punonjës që kanë ushtruar ose ushtrojnë funksione në Ujësjellës-Kanalizime, Mat
2. Prokuroria e Përmetit ka regjistruar dhe ka filluar hetimin mbi 2 punonjës që kanë ushtruar ose ushtrojnë funksione në Bashkinë Përmet
3. Prokuroria e Sarandës ka regjistruar dhe ka filluar hetimin mbi 10 punonjës që kanë ushtruar ose ushtrojnë funksione në Bashkinë Sarandë
4. Prokuroria e Pogradecit ka regjistruar dhe ka filluar hetimin mbi 6 punonjës që kanë ushtruar ose ushtrojnë funksione në Bashkinë Pogradec
5. Prokuroria e Vlorës ka regjistruar dhe ka filluar hetimin mbi 7 punonjës që kanë ushtruar ose ushtrojnë funksione në Bashkinë Himarë
6. Prokuroria e Tiranës ka regjistruar dhe ka filluar hetimin mbi 2 punonjës që kanë ushtruar funksione në Kontrollin e Lartë të Shtetit
7. Ndërkohë, nuk është regjistruar hetimi, por është në proces verifikimi kallëzimi mbi 4 punonjës që kanë ushtruar ose ushtrojnë funksione në komunën Bërzhitë, Tiranë

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.