SHFRYHET PACOLLI

Postuar në 19 Janar, 2013 03:28

 

Behgjet Pacolli ka folur si opozitar të premten, gjatë një takimi me mbështetës të tij në Kamenicë. Edhe pse mban postin e Zëvendëskryeministrit të Parë, ai tha se korrupsioni dhe krimi i organizuar e kanë kapluar çdo sferë të jetës në Kosovë. Shpërthimi i Liderit të AKR’së erdhi një ditë pasi zyrtarë të PDK’së nuk i trajtuan seriozisht kërcënimet e tij se do të dalë nga Qeveria nëse nuk i kthehet Ministria e FSK’së.

Zëvendëskryeministri i Parë, Behgjet Pacolli, ka lëshuar akuza në drejtim të Qeverisë se nuk e ka luftuar hiq korrupsionin.

Lideri i ARK’së është ndalur te skandalet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke thënë se qytetarët e Kosovës po u kërkohet korrupsion edhe për tagra të automjeteve si dhe për letërnjoftime.

“Nuk kemi arrit që të luftojmë dukuritë e këqija - korrupsionin që ka kapluar çdo kënd të Kosovës, çdo kënd. Edhe prej targave të automobilave sot kërkohet korrupsion. Prej letrave të njoftimit, për me marrë një letërnjoftim sot kërkohet korrupsion”, ka thënë Pacolli në një tubim me qytetarët e Kamenicës.

Ai ka pranuar se kanë dështuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe u ka bërë thirrje qytetarëve ta dënojnë këtë qeverisje.

“Nëse nuk jeni ju, të cilët i jepni grushtin e fundit, atëherë nuk di kush”, ka pyetur Pacolli.

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.