“Ma vranë djalin para shtëpisë dhe s’munda ta shpëtoja”

Një 22-vjeçar u vra pasditen së enjtes në rrugën “Siri Kodra” në sytë e dhjetëra dëshmitarëve. Ngjarja ka ndodhur para shtëpisë së djalit. Tri goditje thike kanë rezultuar fatale për jetën e Erjon Lilës, megjithëse mjekët janë orvatur për orë të tëra ta mbajnë në jetë me anë të ndërhyrjes kirurgjikale. Grindja ka zgjatur rreth gjysmë ore para se të ndodhte plagosja e rëndë, por askush nuk është kujtuar të lajmërojë policinë. Madje askush nuk ka ndërhyrë për t’i ndarë kur autorët janë kthyer në vendngjarje për të vazhduar sherrin. Duke u gdhirë e premtja, familja e Ismail Lilës, me origjinë nga Burreli, ka hapur dyert e mortit, sepse djali i tij ishte i pajetë në spital.
Post-ngjarja…
Policia ka lëvizur shpejt pas ngjarjes: Komisariatet 3 dhe 4, si dhe skuadra e Krimeve të Rënda kanë rrethuar zonën dhe për pak orë kanë vënë në pranga babë e bir, si autor të atij sulmi me thika, ndërkohë që kanë shpallur në kërkim ed- he një tjetër pjesëtar të asaj shtëpie. Dy familjet jetojnë në të njëjtën zonë, në vijë ajrore fare afër, por jo aq sa për t’u njohur me njëri tjetrin. Sipas të dhënave të policisë, familjarëve të viktimës, por edhe miq të të dy palëve, mësohet se ata s`janë njohur kurrë me njëri-tjetrin. Autorët në polici kanë fajësuar për atë krim të rëndë viktimën si pikënisje të grindjes. Policia ka sqaruar rrethanat në të cilat ka ndodhur plagosja që i mori jetën Erjon Lilës.
SHEKULLI
Add new comment