Jahjaga e Nikoliq takohen në shkurt

Prishtinë, 21 janar - Takimi në mes Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe homologut të saj serb, Tomislav Nikoliq pritet të ndodhë brenda muajit shkurt, ose në fillim të marsit. Këtë e ka konfirmuar këshilltari i presidentes Ramush Tahiri, raporton RTK.
Ai ka thënë se data është caktuar, por mund të lëvizje nga ana e ndërkombëtarëve. Sipas tij takimi do të ndodhë për ti dhenë shtytje dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Brenda muajit shkurt, ose në pjesën e parë të marsit, do të jetë takimi, por mund të ndërrohet data nga ndërkombëtaret. Do të bisedohet për pjesën e dialogut mes dy vendeve. Presidentet nuk kanë mundësi të hapin çështje të reja, por për t’i dhënë shtytje çështjeve që janë hapur”, ka thënë Tahiri.
KOHA DITORE
Add new comment