LSI: Vota jonë nuk ishte kundër Zana Xhukës (mos ishte kundër Topallit?)

Postuar në 22 Janar, 2013 12:55

 

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, deklaroi sot se vota e partisë së tyre kundër kryetares së re të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive nuk ka qenë votë kundër PD dhe as votë kundër Zana Xhukës, që u zgjodh në këtë post.

“Qëndrimi i LSI ka qenë një qëndrim i shprehur në mënyrë korrekte në transparencë në Kuvend me integritet dhe në kuadër të zgjidhjes apo zgjedhjeve që bëhen në poste të tilla. Të shpjegohemi që nuk ka qenë votë kundër PD as kundër kandidaturës Zana Xhukës, por ishim për kandidaturën tjetër, Shkëlqim Ganaj”, tha Rama.

Xhuka, një kandidaturë e sponsorizuar nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nuk mori votat e të gjithë mazhorancës.

Prej kohësh, Topalli shihet si një kundërshtare e grupimit Meta- Basha brenda mazhorancës.

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.