Çekia kërcënon Shqipërinë me integrimin europian pas heqjes së licencës së CEZ

Postuar në 22 Janar, 2013 12:56

 

Kryeministri i Çekisë deklaroi sot se vendimi i Shqipërisë për të revokuar licencën e CEZ Shpërndarje tregon për një trajtim të keq të investitorëve të huaj nga ky vend dhe mund të pengojë shpresat e Shqipërisë për të marrë mbështetjen e Republikës së Çekisë për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian, bën të ditur media çeke.

“Republika e Çekisë nuk mund të injorojë përqasjen [e Shqipërisë] ndaj një investitori çek në kontekstin e aspiratave të Shqipërisë për t’u integruar [në Bashkimin Europian]“, tha Necas.

Enti Rregullator i Energjisë i hoqi dje licencën CEZ dhe deklaroi se kompania çeke kishte shkelur kushtet e kontratës së veprimtarisë në Shqipëri, pasi pati ndaluar importet e energjisë shtatorin e kaluar si pasojë e vështirësive financiare.

“Revokimi i licencës së CEZ, investitorit më të madh çek të rajonit, nga autoritetet shqiptare, është një sinjal shumë negativ,” shtoi ai.

Çekia ka të drejtën e vetos në çdo hap të procesit të anëtarësimit. Praga kishte presidencën e rradhës të BE-së në vitin 2009, kur Shqipëria dorëzoi aplikimin për anëtarësim, ndërkohë që CEZ po firmoste kontratën për privatizimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.