Janinë, 11 ton drogë Lazarati janë kapur për ‘12

Postuar në 23 Janar, 2013 01:46

 

JANINE- Policia greke në Janinë ka bërë bilancin e sasive narkotike të kapura nga seksioni antitrafik, përgjatë vitit të kaluar. Sasia e kapur përgjatë 12 muajve të vitit të kaluar ka qenë 11 ton hashash prej të cilës, vetëm në muajin dhjetor është kapur një sasi prej 1.5 ton.

Këto sasi janë kapur në zonën kufitare me Shqipërinë në afërsi të kufirit të gjelbër, në thellësi të territorit grek si dhe përgjatë akseve rrugore me drejtim jugun e Greqisë, kryesisht kryeqytetin grek ku është përqëndruar edhe shitja e sasive narkotike. Policia e Janinës konfirmon se në total janë arrestuar 132 trafikantë të marijuanës prej të cilëve 89 shtetas shqiptarë si dhe shtatë kontrabandistë të cilët merreshin me kontrabandimin e sasive të ndryshme ushqimore brenda të cilave rezultonte lëndë narkotike.

Sipas autoriteteve policore të Janinës, gjatë vitit 2012, sasitë e marijuanës së kapur kanë qenë më të larta në 22 vitet e fundit, ç’ka tregon sipas tyre, për një rritje të efikasitetit kundër trafiqeve narkotike me burim Shqipërinë, dhe rritjen e forcës zbuluese dhe goditëse të Policisë Greke ndaj këtij lloj trafiku.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.