Rama takon trojkën e ambasadorëve. Volfarth: Përgatitjet për zgjedhjet të jenë konstruktive

E PERDITESUAR)- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, priti në selinë e partisë së tij tre ambasadorët e trojkës, Eugen Volfarth të OSBE, Etore Sekui të BE dhe Aleksandër Arvizu të SHBA.
Pas takimit, ka folur për mediat ambasadori i OSBE në Tiranë, Eugen Volfarth.
Ai tha se trojka mirëpret çdo gjë që është konstruktive dhe shtoi se këto zgjedhje duhen bërë në një frymë të tillë.
“Këto përgatitje dhe këto zgjedhje duhet të bëhen në mënyrë konstruktive. KQZ është duke punuar në këtë drejtim, edhe komisionet parlamentare. Çdo gjë që është konstruktive do ketë mbështetjen tonë. Ne patëm një bisedë konstruktive me zotin Rama për këtë çështje. Dialogu ka filluar dhe do të vazhdojë,” tha Volfarth.
Kryetari socialist Edi Rama, pas takimit me trojkën e ambasadorëve të akredituar në vendin tonë në selinë rozë, deklaroi se forca politike që drejton është në sintoni të plotë me interesin kombëtar dhe partnerët ndërkombëtarë për të sotmen dhe të nesërmen e Shqipërisë në rajon, si dhe për domosdoshmërinë që zgjedhjet e ardhshme të mbyllin një kapitull farsash elektorale dhe të hapin një kapitull ku është populli që vendos për qeverisjen.
Rama, në një deklaratë të shkurtër për mediat, deklaroi se kishte ndarë me ambasadorët opinionet për atë çfarë ndodhi në Preshevë, si dhe për qasjen e PS-së për atë çfarë po ndodh me procesin përgatitor për zgjedhjet e ardhshme.
TEMA
Add new comment