Durrës, prokuroria: Burg përjetë Shaban Norjes

Postuar në 24 Janar, 2013 08:46

 

DURRES- Burgim te perjetshem per Shaban Norjen, autorin e masakrimit  makaber te 18 vjecares Ajshe Vata. Kete mase denimi ka kerkuar sot prokuroria per 81 vjecarin Norja.

Nje seance me pare, ne te cilin Norja mberriti me antiplumb ne sallen e gjyqit, prokuroria deklaroi edhe akuzen ne ngarkim te tij: “Vrasje me dashje në rrethana të tjera cilësuese”.

Sipas prokurorit Sokol Nishani krimi ishtë planifikuar për të humbur gjurmët e lidhjes dhe shtatzënisë së Ajshe Vatës.

“Ajshe Vata muajt e fundit mbeti shtatzënë. Tri javë para ngjarjes në fjalë ajo ia ka bërë të ditur këtë fakt Norjes. Ky i fundit i ka kërkuar viktimës ndërprerjen e menjëhershme të shtatzënisë me të gjitha format dhe rrugët e duhura, por një gjë e tillë nuk është bërë nga viktima Ajshe Vata. Në këto rrethana, shtetasi Shaban Norja ka planifikuar dhe realizuar në gjakftohtësi vrasjen e shtetases Ajshe Vata, duke u munduar njëkohësisht për moszbulimin dhe identifikimin e saj”, tha prokurori.

Në vijim, përfaqësuesi i akuzës ka theksuar se pas identifikimit dhe arrestimit të Norjes, ka qenë vetë ai që ka shoqëruar hetuesit në vend për të gjetur kokën e viktimës dhe armët që kishte përdorur në krim. “Duke u bazuar në fakte dhe prova të pakontestueshme se autori i vrasjes është shtetasi Shaban Norja”, tha ai ne seancen e shkuar.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.