Djali i ambasadorit në Emiratet e Bashkuara Arabe autor i plagosjes te “Vasil Shanto”

Djali i ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Behar Bejko është autori i plagosjes së Martin Nanajt. Ngjarja ndodhi dje në orët e vona në rrugën “Vasil Shanto”, në një lokal pranë hotel “Diplomat”. 25-vjeçari Bejko është shpallur në kërkim nga policia me akuzën e plagosjes.
Bejko qëlloi me dy plumba pistolete miniblow 24-vjeçarin Martin Nanaj nga Fieri, i cili u plagos në këmbën e majtë pas një debati për motive të dobëta. Policia raporton se shkaku ka qenë: “Pse më pe?” Nanaj ka qenë në shoqërinë e një personi tjetër dhe pasi kanë debatuar me djalin e ambasadorit në lokal, kanë dalë jashtë dhe është qëlluar.
Në profilin e tij në Facebook janë postuar disa foto që tregojnë për jetën që bën djali i ambasadorit. Në shkruan se jeton në Dubai ndërsa puna e tij është “matës rrugësh” kurse shkollimi “asgjëkund” por thotë se di anglisht dhe italisht.
SHEKULLI
Add new comment