Fyle: Shqipëria? Varet nga progresi që do të bëjë

Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle i është drejtuar sot me një fjalë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku deklaroi se në pranverë, në varësi të progresit mund të ketë një raport tjetër për Shqipërinë.
Duke folur për publikimin e raportit të fundit për Kroacinë, në pranverë, Fyle u shpreh; “Në varësi të progresit, një raport mbi Shqipërinë është gjithashtu i mundur”
“Në pranverë Komisioni Evropian do të publikojë raportin e tij të fundit të monitorimit mbi Kroacinë dhe gjithashtu një seri raportesh, mbi bazën e të cilit Këshilli do të shqyrtojë nëse është bërë progresi i mjaftueshëm për hapjen e negociatave të pranimit me Serbinë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, si dhe nëse do të miratojmë një mandat për të filluar negociatat me Kosovën mbi marrëveshjen stabilizim Asocimit”- u shpreh ndër të tjera Fyle.
Po ashtu, Fyle folur se gjatë këtij viti mund të bëhen hapa para edhe në drejtim të liberalizimit të vizave me Kosovën.
PANORAMA
Add new comment