Punonjësit e Ministrisë së Brendshme shkëpusin gjendjen e tyre civile nga Tirana dhe regjistrohen në… Topojan të Kukësit

Shumëkush mund të pyesë se çfarë kuptimi kanë zgjedhjet në këtë vend, kur ato nisin të manipuluara, ose më mirë, lindin të tilla.
Prej kohësh është denoncuar skandali se në komunat skajore të Kukësit, në Topojan e Shishtavec, është shtuar ndjeshëm numri i banorëve. Edhe pse në këto komuna rrallë takon njerëz, sërish bumi i banorëve që lënë Tiranën për të shkuar në Topojan është i pazakontë.
Por tani, sipas nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, rezulton se në Topojanin ku ka lindur Flamur Noka, janë regjistruar punonjës të Ministrisë së Brendshme në Tiranë, që kanë lënë gjendjen civile këtu dhe kanë marrë malet.
“Del qartësisht që lëvizja ka qenë e manipuluar drejt Kukësit. Qytetarë të Tiranë, kryesisht punonjës të Ministrisë së Brendshme, janë të detyruar të shkëpusin gjendjen e tyre civile nga Tirana dhe të regjistrohen në Topojan apo Shishtavec, në mënyrë të palogjikshme, por ligjore. Formalisht këta njerëz janë regjistruar dhe kanë një certifikatë nga komuna Topojan apo Shishtavec, moralisht kjo është një lëvizje e dënueshme. Këtu mund të ketë nevojë për hetim më të thelluar, por jo nga KQZ-ja,” tha Biba për Top Channel.
Dhe ta mendosh se Ilir Rusmali bërtiste dje se opozita kërkon të fitojë me hile.
TEMA
Add new comment