Haxhinasto takon ambasadoren ceke: Marrëdhëniet tona të mos kushtëzohen me CEZ

Postuar në 25 Janar, 2013 03:33

 

 “Kërcënimi” i Çekisë për bllokim të statusit pas largimit të CEZ kanë vënë në lëvizje qeverinë shqiptare. Zv/kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës (METE), Edmond Haxhinasto ka takuar sot ambasadoren e Çekisë në vendin tonë, Bronislava Tomasova,së cilës i kërkoi që marrëdhëniet politike të Shqipërisë me Çekinë të mos kushtëzohen me problemet e CEZ.  Sipas tij çdo thirrje për t’i përzier këto dy problematika është e dëmshme dhe nuk i shërben askujt.

“Problemi i shoqërisë CEZ Shpërndarje është një problem i karakterit komercial, lindur nga mospërmbushja prej saj i detyrimeve kontraktuale dhe ato që rrjedhin nga kuadri ligjor e rregullator në vend. Çdo thirrje për t’i përzier këto dy problematika është e dëmshme dhe nuk i shërben askujt”,- është shprehur Haxhinasto.

Ministri Haxhinasto ka theksuar se anëtarësimi i Shqipërisë në BE synon përsosjen e standardeve të tregut të lirë dhe kuadrit rregullator dhe jo përkeqësimin e tyre. Vetëm pak ditë më parë, kryeministri i Çekisë, Petr Necas kërcënoi Shqipërinë me procesin e integrimit të vendit në BE.“Republika Çeke nuk mund të anashkalojë mënyrën si trajtohen investitorët çekë, kjo edhe lidhur me aspiratën që ka Shqipëria për t’u integruar në BE”, është shprehur Necas.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.