Drejt shkatërrimit shtëpia e Kongresit të Lushnjës. Kryebashkiaku: Faji i Bumçit

Godina 173- vjeçare ku u mbajt Kongresi i Lushnjës mezi qëndron në këmbë. Përkundër kërkesave për ridimensionim e rishikim të historisë, me shumë gjasa godina nuk do të festojë dot 100 vjetorin e Kongresit, pasi mungesa e restaurimit e ka gjunjëzuar.
“Për herë të fundit godinës i është bërë një restaurim total në vitin 1970”, pohon për GSH, Fatos Tushe, kryebashkiaku i Lushnjës.
E ndonëse ai pohon se bashkia akordon një fond prej 3 milionë lekësh në vit, problemet me të cilat përballet banesa sot janë të shumta.
“Tashmë godina po shkon drejt shkatërrimit pasi çatia e çarë ka bërë që shirat e vjeshtës dhe të dimrit të hyjnë brenda duke e amortizuar atë pak e nga pak dhe duke e çuar drejt shkatërrimit total”, thekson Tushe.
Ai shprehet se për këtë gjë ka vënë në dijeni Ministrinë e Kulturës në Tiranë.
“Jo vetëm me gojë, por edhe në mënyrë zyrtare me anë të shkresave të shumta, kam vënë në dijeni vetë ministrin e Kulturës, z.Aldo Bumçi ashtu si dhe Institutin e Monumenteve të Kulturës”.
E megjithatë nuk është miratuar lëvrimi i asnjë fondi.
A pohon se: “Është mëkati më i madh që një monument i tillë me vlera shumë të mëdha historike dhe kulturore, një godinë me vlera kombëtare, të shkatërrohet”.
TEMA
Add new comment