Privatizimi i 4 HEC-eve,Shalsi:Qeveria të përgjigjet

TIRANE- Partia Socialiste ka akuzuar qeverine per ngutje ne privatizimin e hidrocentraleve ne vend, duke u ndaluar ne vendimin e fundit per dhenine me koncesion te 4 HEC-eve.
Ne nje deklarate per mediat, deputeti i Partisë Socialiste Eduart Shalsi ka theksuar se qeveria duhet te japë përgjigje se përse duhen shitur këto hidrocentrale, duke pyetur nese jane qytetaret ata qe fitojne prej shitjes.
“Do shiten 4 HEC-et me 1.4 milionë euro për megavat të instaluara. Qeveria nuk ka bërë asnjëherë publike bilancet të këtyre hidrocentraleve në mënyrë që qytetarët të gjykojë këtë privatizim për të cilin nuk ka pasur konsulta me ekspertë apo specialistë të fushës”, tha Shalsi.
Ai akuzoi se kjo shitje behet ne kurriz te interesit te shqiptareve dhe shtoi se do te kete ndikime negative në ekonomi dhe fushën sociale.
PANORAMA
Add new comment