PD: Edi Rama po kërkon vota nëpërmjet krimit

Postuar në 26 Janar, 2013 09:36

 

TIRANE- Partia Demokratike  reagoi sot pas akuzve të kreut socialist, Edi Rama për gjendjen e kriminalitetit në vend dhe atë të Policisë së Shtetit.

Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi tha se Edi Rama është i vetmi politikan që beson se nëpërmjet krimit dhe veprave të tij të zeza mund të mbledhë vota.

“Kështu në rastin e rënies në krye të detyrës së Komisarit Musa Skura, pasi deklaroi me zëdhënësin e tij paturpësisht se Komisar Skuraj nuk ra në krye të detyrës, më pas në dy deklarata politizoi rënien e tij në krye të detyrës duke besuar verbërisht se kjo i sjellë vota.”- u shpreh ajo.

Sipas PD-së, Rama më kot derdh lot krokodili për Policinë e Shtetit, pasi ishte vetë ai që e masakroi me banditët e tij më 21 janar.

Duke e akuzar Ramën se qëndron në krah me njerëz që deri në vitet ’90 kanë ekzekutuar me plumb në kokë dhe kanë plagosur të rinj të pafajshëm në Tiranë, si dhe si mikun më të madh të krimit të organizuar, PD thekson se Rama e ka shpërblyer krimin e organizuar me leje ndërtimi e pallate.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.