Milos Zeman Presidenti i ri i Cekise, nje telash i ri per shqiptaret

Postuar në 27 Janar, 2013 03:46

 

Milos Zeman do të jetë kreu i ri i Republikës Çeke. Ish-kryeministri fitoi 55% të votave në zgjedhjet e para presideciale popullore. Kundërshtari i tij, Karl Schëarznberg morri 45%.

Zeman është i njohur në publik si alkoolist dhe grindavec i tmerrshëm më kundërshtarët e tij, e megjithatë, këto atribute nuk e dëmtuan në arritjen e qëllimit të tij për revansh.

Në një prononcim për agjencinë çeke të lajmeve “CTK”, para mbajtjes së raundit të dytë, Zeman deklaroi se nëse do të fitonte zgjedhjet, ai “nuk do të lejonte që një ambasador çek të dërgohej në Prishtinë”.

“Madje do të tërheq edhe konsullin që është atje, e jo më të dërgoj një ambasador. Unë e konsideroj Kosovën një regjim terrorist të financuar nga narko-trafikantë”, citohet të ketë thënë Zeman.

Çekia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Duke pasur parasysh që çështja “ÇEZ” ka futur në “luftë” politike Shqipërinë me Çekinë, tashmë bota shqiptare ka një tjetër “armik” të deklaruar në BE.

Dhjetë vite më parë ai u poshtërua në përpjekjen e tij të parë për t’u zgjedhur president pasi as deputetët e partisë së tij nuk e votuan. Kohën më të madhe të dekadës së fundit e ka kaluar në një shtëpi jashtë qytetit si pensionist dhe tani është rikthyer në jetën politike për hakmarrje.

Ai ka fituar mbështetjen e njerëzve të varfër, votuesve të moshuar dhe atyre që jetojnë në zonat e prekura nga kriza ekonomike. Në raundin e parë ai mori 24.2% të votave ndërsa kundërshtari i tij Schëarzenberg 23.4%.

Megjithëse çekët përgjithësisht janë të zhgënjyer nga politika ata zgjodhën mes dy kandidatëve shumë të ndryshëm, Zemanit ish-kryeministrit të athët dhe ish-ministrit të Jashtëm aristokratit Schëarzenberg.

Votuesit urban votuan në masë për Schaëarzenberg, i cili kishte mbështetjen e medieve dhe të shumë ndjekësve në Facebook. 75-vjeçari me titullin Princ, i cili është shumë popullor mes të rinjve, ka punuar si këshilltar i Presidentit Vaclav Havel gjatë Revolucionit të Kadifenjtë.

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.