Qeveria shqiptare, peng i “CEZ Albania”

Postuar në 28 Janar, 2013 08:32

 

Konflikti

Raportet me “CEZ Shpërndarje” të Dollapit kushtëzohen me garancinë 60 milionë euro

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta2/styl...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Dollapi kërkon të dhënat financiare nga “CEZ Albania”, kurse çekët duan garancinë e BB-së

ARD KOLA

Qeveria shqiptare nuk i ka bërë mirë llogaritë me vendimin për t’i hequr CEZ-it dy licencat, hap që solli largimin e çekëve nga Shqipëria dhe acarimin e raporteve me një ndër shtetet më të fuqishme të BE-së (të paktën në sektorin energjetik).

“Heqja e licencave dhe largimi nga Shqipëria, do t’u kushtojë shtrenjtë”. Kështu deklaroi pak kohë më parë nga marrja e vendimit të ERE, njëri nga anëtarët kryesorë të bordit drejtues të “CEZ Group”. Sahit Dollapi, administratori i përkohshëm (i shtetit) për “CEZ Shpërndarje” u ankua para dy ditësh se çekët nuk i paraqesin bilancet pavarësisht se ka bërë kërkesë zyrtare për t’i pasur ato.

Tashmë raportet mes shtetit dhe kompanisë nga Praga janë komplikuar më tepër. Në fillim u duk se me largimin e çekëve dhe marrjen nën kontroll të “CEZ Shpërndarje” nga qeveria, duke premtuar përmes Dollapit “zgjidhje të problemeve brenda dy muajve”, klima do të qetësohej dhe palët do të shkonin në gjyqin e arbitrazhit, por në fakt skenarët janë thurur gabim.

Qeveria ka marrë në dorë “CEZ Shpërndarjen”, por jo “CEZ Albania”, filial i “CEZ Group”, e cila është nën kontrollin e plotë të çekëve, dhe nga ku mësohet se kanë çelësat e arkivit me të dhënat mbi gjendjen financiare. “CEZ Albania” është me zyra në një zonë midis Presidencës, Kryeministrisë dhe Kuvendit, kurse “CEZ Shpërndarje” e Sahit Dollapit e ka vendndodhjen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Ironikisht, pozicionet e këtyre dy drejtorive përmbajnë edhe rëndësinë që përfaqësojnë dhe më duhet të komunikojnë.

Dollapi kërkon të dhënat nga “CEZ Albania”, e cila administron bilancet, IT-në, arkivat, humbjet, të gjitha faktet e rëndësishme, të lidhura përmes një rrjeti me serverin qendror, që ndodhet (fatkeqësisht për qeverinë) në Pragë. “Kompania CEZ Shpërndarje, të cilën kam vetëm katër ditë që e drejtoj, nuk ka asnjë të dhënë zyrtare nga një kompani tjetër, e cila kryen të gjitha shërbimet ndaj Kompanisë CEZ Shpërndarje, është Kompania CEZ Albania. I kam drejtuar zyrtarisht një shkresë për të na paraqitur të gjitha të dhënat zyrtare me nivelin e arkëtimeve, nivelin e humbjeve dhe treguesit e tjerë ekonomike”, tha Dollapi, në daljen e tij të parë për mediat.

Ashtu si administratori i ri kërkon të dhënat financiare nga “CEZ Albania”, po ashtu, kjo e fundit, pra çekët kanë paraqitur të Banka Botërore kërkesën për të marrë dëmshpërblimin prej 60 milionë eurosh. Kërkesa e paraqitur nga Ronald Marks për te BB-ja nuk është e vlefshme, për aq kohë sa është e firmosur nën cilësinë e CEZ a.s dhe jo nga “CEZ Shpërndarje”, sikurse e kërkon ligji. Pra, për t’i marrë BB-së 60 milionë eurot që qeveria shqiptare ka lënë garanci, kërkesën duhet ta bëjë vetë Sahit Dollapi, i cili, pa dashur ta paragjykojmë, vështirë se do ta realizojë, duke qenë se tashmë ai mbron interesat e shtetit shqiptar. Të premten, ministri i Ekonomisë, Edomond Haxhinasto, ka pritur në zyrën e tij, drejtoreshën e Bankës Botërore, nga ku mësohet t’i kërkuar “garanci” për “garancinë 60 milionë euro”, që nuk do të preket.

Në këto rrethana, qeveria shqiptare vazhdon të mbetet peng i CEZ-it dhe do të jetë e detyruar të pranojë kushtet për të pasur arkivin dhe gjendjen e bilancit me të dhënat. Aktualisht, gjendja paraqitet e nderë dhe për të bashkëpunuar më tej, “CEZ Shpërndarje” do të duhet të vendosë se çfarë rrugë do të ndjekë në raportet me “CEZ Albania”, shoqëri e krijuar nga çekët, në varësi të “CEZ Group” në Pragë dhe ku të dyja kompanitë kanë qenë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën në këto katër vite operimi.

Sipas raportit të ERE-s, shoqëria “CEZ Shpërndarje” ndodhet në gjendje të vështirë financiare, aq sa nuk ishte e mundur të kryente investimet për të ulur humbjet.

Kompania nisi të privatizohej në vitin 2008, kur në shtator të atij viti u hap tenderi, ndërsa në mars, pas shumë muajsh negociatash qeveria lidhi marrëveshje me CEZ-in, duke i shitur 76 për qind të aksioneve me vlerë prej 102 milionë euro.

Qëllimi i privatizimit, thotë ERE ishte “rritja e efikasitetit të operimit, ulja e humbjeve dhe krijimi e një shoqërie furnizimi të energjisë elektrike të qëndrueshme dhe të besueshme”. Me kalimin e viteve, kompania dëshmoi se nuk mund të operonte në kushtet e një tregu të diktuar nga politika. Korporata, si CEZ, kanë rregulla loje të qarta dhe nuk mund t’u imponohen kollaj kushtëzimeve që vijnë nga politika apo interesa të ngushtë.

 

Axhenda

ERE vendos sot për strukturën e re

Në një kohë rekord, Sahit Dollapi, brenda tri ditësh ka mundur të hartojë strukturën e re të “CEZ Shpërndarje”, me rreth 4500 punonjës në të gjithë vendin. Dokumenti me ndryshimet mbi mënyrën se si do të jetë e organizuar kompania, tashmë nën drejtimin e shtetit është paraqitur të premten në zyrat e Entit Rregullator të Energjisë (ERE), e cila njofton në faqen zyrtare të internetit për zhvillimin e mbledhjes, sot paradite në 10:00 (e Hënë). Në rendin e ditës do të jenë disa çështje, ku e para është “miratimi i strukturës së CEZ Shpërndarje”.

Natyrisht që ERE nuk do të jetë pengesë për strukturën e re, por ajo që shqetëson më tepër zyrtarët e këtij institucioni është koha e trajtimit të çështjes, e cila normalisht duhet të kishte më shumë vëmendje. ERE është vënë në parim në dijeni për strukturën, por vendimi final kërkon të merret me kujdes, pasi ajo çfarë propozon Dollapi përmban ndryshime radikale mbi sistemin e operimit në terren.

I pari “VIP” i larguar me ardhjen e Dollapit është Admirim Lakra, personi kyç i CEZ Shpërndarje, i cili për vite ka drejtuar sistemin dhe pavarësisht se njeh pikat e dobëta të kompanisë, nuk i ka shpëtuar “lapsit”. Departamenti i mbulimit të humbjeve në rrjet pritet të pësojë ndryshime radikale.

 

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta2/styl...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

FMN: Largimi, problem

“Sektori energjetik pati mungesë investimesh dhe tarifat nuk u përshtatën duke bërë që kompania të mos arrinte të mbulonte shpenzimet. Largimi i CEZ-it është produkt i kësaj situate që do të shkaktojë probleme të tjera. Kjo do të sjellë nevoja për importin e energjisë dhe qeveria duhet të mendojë për këto faturë. Ikja e CEZ-it mund të krijojë probleme të tjera që mund të kërkojnë vëmendje fiskale”, deklaroi shefi i FMN-së, për Tiranën, Nadir Ilahi.

 

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta2/styl...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

BB: Proces zhgënjyes

Zyrtarët e Bankës Botërore në Tiranë mendojnë se kompania “CEZ Shpërndarje” nuk arriti të përmirësonte tagrat e vendosura gjatë procesit të privatizimit. Si shefja për Tiranë, Kvovlsky, ashtu edhe ajo për rajonin, An-Margret, janë shprehur që të dyja zhgënjyese për rezultatin e arritur dhe se privatizimi i sistemit të shpërndarjes nuk arriti pritshmëritë e nevojshme. BB, institucioni që ka ndjekur nga afër procesin, pranon se CEZ dështoi.

 

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta2/styl...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Dollapi: Strategjia ime!

“Do të ngrihen struktura dhe do të merren masa kontrolli ndaj çdo abonenti, prerje të çdo lidhjeje të paligjshme, rishikim i vulosjes së të gjithë matësve të konsumatorëve, rishikim i nivelit të faturimit të të gjitha subjekteve, qofshin këto të mëdha ose të vogla, që kanë të bëjnë me procedura teknike, gjë që ne i kemi përfshirë në strukturën e re. Nuk do të ketë ndërprerje kolektive të energjisë”, deklaroi Dollapi, pak ditë pas emërimit.

 

Zhvillimet

Qeveria nis procedurat për të ditur sa vlen “CEZ Shpërndarje”, më pas negociata për ta shtetëzuar

Vlerësim aseteve të kompanisë, pastaj do të shpronësohet

Vendimi i ERE-s për t’i hequr “CEZ Shpërndarjes” dy licencat i ka hapur rrugë një tjetër procesi, atij të shtetëzimit të shoqërisë. Vendimi i Entit Rregullator ka kaluar në qeveri, e cila po shqyrton procedurën për nisjen e shpronësimit për interes publik, por më parë, një tjetër vendim do të merret për të gjetur një kompani private, që bën të mundur vlerësimin e aseteve të shoqërisë. Zv/ministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, sqaron për gazetën “Shqip” se më parë, duhen vlerësuar asetet, pra çfarë vlere ka aktualisht kompania “CEZ Shpërndarje” dhe pastaj të diskutohet mbi “tarifën e kompensimit”.

“Largimi i CEZ nga Shqipëria nuk është një lajm i mirë, por punët nuk po shkonin aty ku duhet. Detyrimet e shoqërisë ishin të qarta, por nuk i kreu, duke i shkaktuar vendit dhe sistemit dëme të konsiderueshme, të gjitha të faktuara me shifra, fakte etj”, tregon zv/ministri. Në fakt, marrja e detyrës së re nga Sahit Dollapi, duke u vendosur në krye të CEZ, tregon qartë se qeveria e ka hedhur hapin drejt kontrollit të shoqërisë private, e zotëruar deri dje nga çekët në masën 76 për qind, por që sot menaxhohet dhe është në pronësi totale të shtetit, me 100 për qind.

Bozdo thotë se qeveria nuk do ta mbajë gjatë kontrollin e CEZ, pasi synon rishitjen te privati. “Natyrisht, kompania nuk mund të mbahet gjatë nga shteti, pasi edhe në fokusin e qeverisë është privatizimi i aseteve publike”, thotë me tej Bozdo, duke shtuar se, do të jetë në fokusin e qeverisë synimi për të privatizuar në 6-mujorin e dytë 2013. Sipas raportit të ERE-s, CEZ nuk mundi të përmirësonte nivelin e humbjeve, sipas deklaratës rregullatore, firmosur dhe pranuar nga vetë shoqëria, rreth katër vjet më parë. Më konkretisht, thotë ERE, në vitin 2008, humbjet në rrjet ishin 32.74 për qind, kurse në 2009 ishin 33.98 për qind. CEZ kishte për detyrë që në vitin 2010 t’i çonte ato në 29.92 për qind, por në fakt i çoi 30.33 për qind. Po ashtu, në vitin 2011 humbjet duhet të ishin 27.92 për qind, por në realitetin rezultuan 37.58 për qind, kurse në 2012, sipas deklaratës, duhet të ishin 23.92 për qind dhe u konstatuan se ishin 44.43 për qind. E thënë ndryshe, ky nivel humbjeje për vitin 2012, afro 45 për qind, do të thotë se në këtë nivel është vjedhja dhe mospagesa e faturave të dritave. Këto humbje, që kapin vlerën e rreth 15 miliardë lekëve, duhet të mbulonte CEZ, duke kryer importe, por nuk e realizoi për tre muajt e fundit të vitit, ndërsa më herët kishte pasur probleme. Këto humbje të CEZ po i paguan KESH, institucion publik, i shtetit shqiptar, i cili ka marrë nga buxheti rreth 13 miliardë lekë për të blerë energji elektrike, plus borxhet e shumta të akumuluara në vite. Sipas ERE, duke llogaritur edhe dëmet e tjera, CEZ e mbylli vitin 2012 me një humbje që arrin në rreth 20 miliardë lekë.

METE thotë se mbajtja e sistemit të shpërndarjes nga shteti do të jetë e përkohshme, deri në gjetjen e një investitori për ta blerë

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.