Katër të arratisurit dalin para gjykatës

KORÇË - Në gjykatën e Korçës po zhvillohet seanca për masat e sigurisë për katër të arratisurit e burgut të Drenovës dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Gjykata pritet të japi masën e sigurisë për Admir Tafilin, Gëzim Gurin, Artur Gorës dhe Fran Marashin, të katër të arratisur dhe të kapur nga policia.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se sapo ka dalë para gjykatës Albi Meçini, të cilit iu dha masa e arrestit burg, me akuzën se ka ndihmuar të arratisurit të largoheshin nga burgu.
Pas Meçinit, pritet të dalin edhe Altin Lame e Olsi Maçi, edhe këta të akuzuar se kanë ndihmuar në arratisjen e shtatë personave nga burgu i Drenovës, mbrëmjen e 23 nëntorit.
Tafili, Guri dhe Marashi u arrestuan në një magazinë të vjetër në qytetin e Përrenjasit pasi u arratisën së bashku me katër të dënuar të tjerë nga burgu i Drenovës. Ndërsa Artur Gora u arrestua në fshatin Dishnicë teksa po përpiqej të shkonte në shtëpinë e tij në Pojan të Korçës pas arratisjes nga burgu.
Shekulli
Add new comment