Reshjet e borës bllokojnë Veriun dhe Juglindjen, vështirësi në qarkullim

Postuar në 27 Nëntor, 2013 15:41

Ulja e ndjeshme e temperaturave 2 ditë e fundit ka sjellë reshje të shumta dëbore në zonat veriore dhe juglindore të vendit, duke shkaktuar vështirësi të shumta në qarkullimin mjeteve dhe izolimin e banorëve të fshatrave dhe komunave të thella.

Kështu që prej ditës së djeshme, aksi rrugor Pukë-Fushë Arrëz-Qafë Shllak paraqet vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve të cilat mund të lëvizin vetëm me zinxhirë.

Gjithashtu, në komunat Lëkurë, Kalaja e Dodës dhe Kastriot të Dibrës dëbora ka sjellë vështirësi të shumta, të cilat bëhen dhe më serioze me mungesën e energjisë elektrike që prej mbrëmjes së djeshme.

Po ashtu, aksi rrugor Shkodër-Dukagjin është e bllokuar nga dëbora. Të bllokuara paraqiten edhe rruga e Vermoshit dhe rruga e komunës Shllak.

Reshje të dendura dëbore janë shënuar edhe në komunat e Elbasanit. Aksi rrugor Librazhd- Stërblevë paraqet vështirësi serioze në qarkullim, pasi trashësia e borës arrin në 15 cm.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.