Pranga dy të arratisurve të fundit

Arrestohet në malet e Kosturit në Greqi, i arratisuri i shtatë nga burgu i Drenovës, Reiz Haxhiraj.
Vetëm disa orë më parë në duart e policisë helene ra edhe i arratisuri i gjashtë Eduard Lulo. Burime zyrtare njoftojnë se Lulo është gjetur në kushte të këqija, i strehuar në një kasollet në malet e Kosturit dhe nuk ka bërë rezistencë.
Mësohet se ai do t’u dorëzohet autoriteteve shqiptare pas disa ekzaminimeve mjekësore që do t’i bëhen në spital për shkak të gjendjes së rëndë.
Një ditë më parë u arrestua në
Arratisja nga burguKorçë, Gjykata la në burg gardianëtArrestohet i arratisuri i 5-të, Gëzim TomaRinisin kërkimet për tre të arratisurit
një fshat të Greqisë, Eleptaora, në afërsi të kufirit me Shqipërinë, i arratisuri Gëzim Toma. Policia greke njoftoi se Toma u gjet në pyll dhe se ajo ra në gjurmët e tij pas informacioneve të banorëve të zonës.
Të dielën, forcat e RENEA-s arrestuan tre nga të burgosurit që ishin arratisur ditën e shtunë nga burgu i Drenovës. Ata u gjetën në një magazinë në Prrenjas, gjatë një aksioni ku nuk pati shkëmbim zjarri.
Të tre të burgosurit (Admir Tafili, Fran Marashi, Gëzim Guri) ishin strehuar gjatë natës në një nga ndërtesat e braktisura të stacionit hekurudhor të Prrenjasit.
Asnjë rezistencë nuk u bë nga të kërkuarit, ndërsa Gëzim Toma ishte larguar nga kjo magazinë pak para se ajo të rrethohej.
Pas lajmit për kapjen e të arratisurit të fundit, menjëherë Kryeministri Edi Rama përmes postimit në rrjetin social Facebook ka falenderuar të gjithë policët e përfshirë në këtë operacion special, sidomos forcat RENEA, si dhe ka vleresuar bashkepunimin me policine greke. "Policia jonë po kthehet në krye të detyrës. Pergezime Saimir Tahirit e Policise se Shtetit qe ne me pak se 7 dite rikthyen prapa hekurave te 7 kriminelet e arratisur nga burgu.I shkelqyer dhe bashkerendimi dite-nate me policine greke per 3 te arratisurit e fundit. Eshte vec fillimi i mbare drejt fitores mbi krimin", shkruan Rama.
TOP CHANNEL
Add new comment